Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Sela në një postim në rrjetet sociale thotë se është për turp vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
“Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlerësues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit”.
“E ky mekanizëm është një dhe vetëm një – JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme – Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet”.
“Fatkeqësisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqësisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim. Marre!?”.
“Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së. Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!”, ka shkruar Sela.