KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri| Detaje se si të arrestuarit e fundit mashtronin të huajt me platforma të rreme investimi

Sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri| Detaje se si të arrestuarit e fundit mashtronin të huajt me platforma të rreme investimi

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në një grup kriminal që mashtronte shtetas të huaj përmes platformave të rreme të investimeve. Gjatë aksionit në katër lokacione, Prokuroria Speciale dhe Policia kanë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, pajisje elektronike, para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Operacioni është zhvilluar të mërkurën, më 25 nëntor, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në aksion kanë marrë pjesë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njësi të tjera hetimore, Njësitë Speciale (FIT) dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Gjatë kontrolleve në katër lokacionet janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, si dhe 4 mijë e 95 euro para të gatshme.

Po ashtu, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 11.28 gramë substancë të dyshuar narkotike dhe dokumente të ndryshme që konsiderohen relevante për rastin.

Nga hetimet e deritanishme, sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar se tre të arrestuarit, përmes sistemeve kompjuterike dhe komunikimeve elektronike e telefonike, kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj.

Të dyshuarit, sipas njoftimit, dyshohet se i kanë vënë viktimat në lajthitje dhe i kanë nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi, duke i shtyrë të ndërmarrin veprime që kanë dëmtuar pasurinë e tyre./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.