Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, shtatë fishekë, etj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një karikator i zbrazët, një kuti me 43 fishekë.
“Prishtinë / 05.05.2026 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 7 (shtatë) fishekë, një fotroll e armës, një sasi me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 1.7 gram, një sasi me substancë te dyshuar narkotike te llojit hashash me peshë 1.7 gram. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një karikator i zbrazët, një kuti me 43 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/