KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët…”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët…”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, pavarësisht se emri i tij ishte përmendur në mesin e personave për të cilët kishte dyshime për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, një deklaratë të tillë e ka mohuar kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, gjatë një lidhjeje direkte në T7.

Duke folur për çështjen e dyshimeve për vjedhje votash në Prizren, Totaj tha se dega e PDK-së ka vendosur të reflektojë derisa rasti të marrë epilog ligjor.

“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre”, deklaroi Totaj.

Ai shtoi se procesi zgjedhor në Prizren ka qenë i komprometuar.

“Procesi si i tillë ka qenë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, tha Totaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.