KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Scheuebel: BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë, të gjitha sulmet ndaj tyre të hetohen plotësisht

Scheuebel: BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë, të gjitha sulmet ndaj tyre të hetohen plotësisht

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.

Ai ka thënë se BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, riafirmoj përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë. Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen në mënyrë të plotë dhe përgjegjësit të mbahen para drejtësisë. Mbrojtja e gazetarëve nënkupton mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtës së publikut për t’u informuar”, ka shkruar Schuebel. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.