Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini po shqyrton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
Për projektligjin para anëtarëve të Komisionit po raporton ministrja Saranda Bogujevci, e cila po prezanton rëndësinë dhe qëllimet e këtij projektligji.
Projektligji synon fuqizimin e mekanizmave institucionalë për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Me këtë projektligj parashihet që Inspektorati të funksionojë si agjenci ekzekutive, me kompetenca të zgjeruara për mbikëqyrjen e ndërhyrjeve në asetet e trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e punimeve të kundërligjshme.
Burimi: indeksonline.net ↗

