Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi.
Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.
“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali.
LEXO:
- Pse Rodri i tha “jo” Real Madridit për Barcelonën? Zbulohen tri arsyet që ia komunikoi bordit madrilen
- Për herë të parë, shkencëtarët krijojnë viruse me inteligjencë artificiale
- Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motor në rrugën e Kombit
- Arsenali harron Viniciusin, drejtuesit e klubit tani po kërkojnë me ngulm yllin e Ligës Premier
- UEFA njofton dy ndryshime të mëdha për garat evropiane
- Shitet EasyJet, amerikanët e blejnë për 6.66 miliardë euro
- Vëllai i Angelina Joliet zbulon se është gej pas divorcit: Isha i fiksuar pas princeshave të Disney-t
- Pas “vjedhjes” së Rodrit nga Reali, Barcelona synon një tjetër super transferim
