KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sali: VLEN ka shpërndarje të pushtetit dhe ka organe që funksionojnë

Sali: VLEN ka shpërndarje të pushtetit dhe ka organe që funksionojnë

Bekim Sali nga VLEN thotë se ka shpërndarje të pushtetit dhe ka organe që funksionojnë, ndërsa shndërrimin në një parti tha se nuk është shumë me rëndësi.

“Ndoshta mund të bëhet një vulë politike, mund të bëhet union, mund të bëhet koalicion me një vulë. Edhe unioni, edhe koalicioni, edhe partia politike do të kenë një vulë, do të kenë një përgjegjës. Edhe unioni mund të jetë përgjegjës për opinionin. Është filani, por të gjithë e quajnë kryetar, ne mund ta themi kryesues”, theksoi Sali në “Click Plus”.

Sali nuk e përjashtoi mundësinë që edhe ai të jetë kandidat për kryetar të VLEN-it, në rast se koalicioni bëhet një parti politike, ndërsa thekson se nuk ka pasur pakënaqësi në ndarjen e pushtetit.

“Absolutisht jo, për shkak të mekanizmave. Unioni Evropian nuk funksionon për shkak të liderëve, funksionon për shkak të mekanizmnave brenda, VLEN-i funksionon për shkak të mekanizmave brenda, jo për shkak të liderëve. Ne nuk kemi asnjë qasje në komisionet që i kemi themeluar. Ata funksionojnë në bazë të parimeve që janë miratuar dhe ashtu funksionojnë. Kështu që kemi krijuar sistem PerpetuuMobile. Çdo organ funksionon në vete, e kryen punën e tij dhe gjithçka është në rregull”, tha Sali.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.