KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sali-Kachka: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik

Sali-Kachka: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali gjatë vizitës në Ukrainë ka takuar zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kachka, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane (MÇE).

Nga atje thonë se takimi ka qenë në frymë konstruktive, ku është diskutuar për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtare e NATO-s, në sigurimin e stabilitetit rajonal.

“Me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kachka, zhvilluam një takim konstruktiv për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-s, në sigurimin e stabilitetit rajonal”, theksoi Sali.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe reformat në drejtësi dhe administratë, agjenda reformuese dhe plani i rritjes.

“Marrëdhëniet bilaterale janë kultivuar ndër vite, integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik dhe i përcolla mbështetjen tonë që Ukraina të bëhet sa më shpejt një vend anëtare e NATO-s, duke sjellë paqe dhe stabilitet rajonal”, shton Sali./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.