KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sali: Agjenda e Reformave kërkon rezultate konkrete në rrugën drejt BE-së

Sali: Agjenda e Reformave kërkon rezultate konkrete në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim të sotëm është diskutuar për ecurinë e Agjendës së Reformave, prioritetet dhe dinamikën e zbatimit të masave të parapara.

“Progresi drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma që zbatohen dhe rezultate që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme.
Në takimin e sotëm kushtuar Agjendës së Reformave, shqyrtuam aktivitetet në vijim, prioritetet dhe dinamikën e zbatimit të masave të parashikuara. Përgjegjësia jonë është që çdo institucion të përmbushë detyrimet e veta në kohë, me objektiva të qarta dhe koordinim të vazhdueshëm”, deklaron Sali.

Ai shton se si Ministri për Çështje Evropiane, mbeten të angazhuar që ky proces të ecë përpara me rezultate të matshme: institucione më efikase, sundim të ligjit dhe kushte më të mira për zhvillimin ekonomik.

“Përmbushja e Agjendës së Reformave është një investim në besimin e qytetarëve dhe në të ardhmen tonë evropiane”, ka shkruar Bekim Sali.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.