KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Salah nuk është as në top treshe: Zbulohet renditja e 10 lojtarëve më të paguar në Turqi

Salah nuk është as në top treshe: Zbulohet renditja e 10 lojtarëve më të paguar në Turqi

Ylli egjiptian, Mohamed Salah nuk do të jetë lojtari më i paguar në Superligën e Turqisë këtë sezon, pavarësisht marrëveshjes fitimprurëse të nënshkruar me Trabzonspor.

Sipas një renditjeje të pagave bazë neto të publikuar nga Transfermarkt Turkey, ish-ylli i Liverpoolit renditet i katërti me një shifër vjetore prej 10 milionë eurosh.

Listën e kryeson Victor Osimhen i Galatasaray me pagë prej 15 milionë euro. Ederson dhe N’Golo Kante të Fenerbahçes fitojnë të dy nga 11 milionë euro, duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë.

Salah është i radhës apo i katërti me 10 milionë euro, pak përpara Leroy Sane që fiton 9 milionë euro te Galatasaray.

Dosja zyrtare e klubit konfirmoi një pagë neto prej 10 milionë eurosh plus një tarifë nënshkrimi prej 7 milionë eurosh çdo sezon, duke krijuar një paketë të garantuar prej 17 milionë eurosh në vit para bonuseve dhe një pjese të shitjeve të fanellave me emrin e tij.

Në vendin e gjashtë, shtatë dhe tetë renditen lojtarët e Fenerbaces, Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Mason Greenwood me pagë prej 8 milionë eurosh.

Lista pasohen nga Anderson Talisca i nënti me 7.5 milionë euro dhe Leandro Trossard me 6.5 milionë euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.