Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Alberton Sahiti, ka njoftuar se pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë mbetet një nga prioritetet kryesore, me qëllim të parandalimit të bllokimeve dhe përmbytjeve.
Sahiti ka theksuar se angazhimi për mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit të ujërave atmosferikë synon krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
“Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë është një ndër prioritetet tona kryesore”, ka deklaruar Sahiti.
Ai ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe në parandalimin e problemeve që mund të shkaktohen nga bllokimi i rrjetit të kullimit të ujërave atmosferikë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

