KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sadio Mane bën heroin dhe kualifikon Senegalin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Sadio Mane bën heroin dhe kualifikon Senegalin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Senegali ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Egjiptit, në një ndeshje të fortë dhe të tensionuar, të vendosur nga një moment cilësie individuale.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 78-të, kur Sadio Mane realizoi një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në mënyrë perfekte në shtyllën e majtë për 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua nga lojë fizike dhe ndërhyrje të forta, me disa kartonë të verdhë që ndikuan ndjeshëm.

Kalidou Koulibaly dhe Habib Diarra u ndëshkuan me kartonë të verdhë, duke humbur automatikisht ndeshjen e radhës.

Edhe Hossam Abdelmaguid te Egjipti u penalizua herët, që në minutën e gjashtë, duke lënë gjurmë në ekuilibrat defensiv të skuadrës së tij.

Në fillim të pjesës së dytë, të dy trajnerët ndërhynë për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Senegali aktivizoi Lamine Camara në vend të Habib Diarrës, ndërsa Egjipti bëri dy zëvendësime të menjëhershme, me Trezeguet dhe më pas Mostafa Mohamed që hynë në fushë për t’i dhënë më shumë energji repartit ofensiv.

Pavarësisht përpjekjeve të Egjiptit për të barazuar, mbrojtja e Senegalit qëndroi e organizuar dhe e disiplinuar deri në fund.

Zëvendësimet e vonshme, përfshirë hyrjen e Zizo në minutën e 81-të, nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin.

Me këtë fitore, Senegali kualifikohet në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Nigeri – Marok./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.