KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sabah Baku i reziston Dortmundit, por Guirassy vendos fitoren për gjermanët

Sabah Baku i reziston Dortmundit, por Guirassy vendos fitoren për gjermanët

Borussia Dortmund ka shënuar fitore me rezultat 1-2 në udhëtim ndaj Sabah Bakut, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Serhou Guirassy përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, vendasit reaguan dhe barazuan shifrat në minutën e 39-të, kur Aden McCarthy realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Tymoteusz Puchacz.

Në pjesën e dytë, Dortmundi riktheu epërsinë. Guirassy shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 53-të, pas asistimit të Joey Veerman, duke vulosur fitoren 1-2 për skuadrën gjermane.

Kështu, Dortmundi mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim, ndërsa Sabah Baku, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezistencës së treguar, mbeti pa pikë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.