KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sa i dëmtoi bizneset erëra e fuqishme në Ferizaj?| Nga Komuna thonë se po presin ndihmë nga Qeveria

Sa i dëmtoi bizneset erëra e fuqishme në Ferizaj?| Nga Komuna thonë se po presin ndihmë nga Qeveria

Era e fuqishme që përfshiu Ferizajn të enjten ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznese, institucione publike dhe shtëpi private.

Pasojat e stuhisë po vërehen edhe disa ditë pas saj, ndërsa njëri nga bizneset e prekura është një dyqan me fustana, të cilit era ia ka dëmtuar kulmin dhe katin e dytë të objektit.

Pronari i biznesit ka treguar për lajmi.net se në momentin kur kishte ndodhur ngjarja, lokali ishte i mbyllur dhe familjarët e tij e kishin kuptuar për dëmet përmes fotografive të publikuara në Facebook.

“Ne në atë kohë kemi qenë në shtëpi. Lokali ka qenë i mbyllur rreth orës 12:30 të natës. E kam parë në Facebook se kulmi komplet ka qenë në rrugë. Kulmi ka qenë i dëmtuar, kati i dytë ka qenë i çelur”, ka rrëfyer ai.

Përveç dëmeve materiale në objekt, pronari thotë se reshjet e shiut që pasuan stuhinë e kanë përkeqësuar situatën, duke i dëmtuar edhe mallrat brenda lokalit.

“Për fat të keq, të nesërmen ka rënë shi dhe malli është dëmtuar. Dëmi ka qenë diku 1 mijë e 500 fustana që i kemi dërguar në pastrim kimik. Disa kanë qenë me materiale shumë të ndjeshme”, ka deklaruar ai për lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani Komuna nuk u ka premtuar kompensim për dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajt, Alberto Sahiti, ka thënë për lajmi.net se stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa kategori objektesh.

“Ka qenë një erë apo stuhi që nuk është mbajtur mend kohëve të fundit. Ka dëme të konsiderueshme në biznese, institucione publike e shtëpi private. Kemi qenë në terren edhe atë ditë dhe çdo ditë më pas”, ka thënë Sahiti.

Ai ka bërë të ditur se ekipet komunale janë duke evidentuar dëmet, ndërsa deri në fund të javës pritet të publikohet një raport zyrtar për vlerën dhe përmasat e tyre në gjithë territorin e komunës.

Sipas Sahitit, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në dy shkolla të mesme, ku për shkak të gjendjes së krijuar të premten nuk është mbajtur mësimi.

Komuna e Ferizajt pritet që pas përfundimit të evidentimit të publikojë raportin e plotë për dëmet e shkaktuara nga stuhia e së enjtes. /Lajmi.net/

Video:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.