KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sa fitoi Conor McGregor për një ndeshje që zgjati vetëm 69 sekonda

Sa fitoi Conor McGregor për një ndeshje që zgjati vetëm 69 sekonda

Rikthimi i Conor McGregorit në oktagon pas një pauze pesëvjeçare përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, por irlandezi, pavarësisht humbjes së rëndë në Las Vegas, u largua me një fitim marramendës.

Sipas vlerësimeve të mediave, vetëm me hyrjen në kafaz, McGregor kishte të garantuara rreth 12.8 milionë euro, pavarësisht rezultatit.

Kur këtij shume i shtohen përqindjet nga shitja e transmetimeve, të ardhurat nga biletat, kontratat e sponsorizimit dhe aktivitetet e marketingut, vlerësohet se fitimet e tij do të kalojnë 25.5 milionë euro.

Foto: Reuters

Me këtë, ai konfirmoi edhe një herë statusin e yllit më fitimprurës në historinë e MMA-së, pasi gjatë karrierës ka fituar më shumë se 212.5 milionë euro vetëm nga ndeshjet, bonuset dhe përqindjet nga shitja e transmetimeve.

Duke përfshirë edhe sipërmarrjet e tij të biznesit, si shitja e markës së uiskit Proper No. Twelve, pasuria e tij totale vlerësohet në mbi 425 milionë euro.

Paraqitja e McGregorit tregoi sërish se emri i tij vazhdon të tërheqë interes të jashtëzakonshëm nga publiku, ndonëse UFC vendosi një rekord të ri të organizatës për të ardhurat nga shitja e biletave.

Kujtojmë se në luftën kryesore të mbrëmjes në UFC 329, McGregor pësoi një dëmtim në gju pas vetëm 69 sekondash, gjë që u shfrytëzua nga Max Holloway për të siguruar një fitore të shpejtë me ndërprerje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.