KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ryan Reynolds shfaqet si Deadpool në Comic-Con, fansat e kritikojnë: Po përpiqet shumë

Ryan Reynolds shfaqet si Deadpool në Comic-Con, fansat e kritikojnë: Po përpiqet shumë

Ryan Reynolds u shfaq i veshur me kostumin e plotë të Deadpool gjatë panelit të Marvel në San Diego Comic-Con, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke ndezur spekulimet për rikthimin e tij në filmin “Avengers: Doomsday”.

Aktori 49-vjeçar iu bashkua në skenë emrave të njohur si Robert Downey Jr. dhe Paul Rudd gjatë prezantimit të filmit të ri të Marvel, ku për herë të parë personazhet e X-Men do të jenë pjesë e Universit Kinematografik Marvel.

Me humorin karakteristik të Deadpool, Reynolds shkëmbeu batuta me Robert Downey Jr., duke bërë shaka për xhirimet dhe kostot e filmit, shkruan DailyMail.

Në fund, ai e mbylli paraqitjen duke lëshuar mikrofonin dhe duke u larguar nga skena mes duartrokitjeve.

Megjithatë, jo të gjithë fansat e pritën pozitivisht këtë dalje. Në rrjetet sociale, disa përdorues e cilësuan paraqitjen e tij si “të sikletshme” dhe e akuzuan aktorin se po përpiqet shumë për të tërhequr vëmendje, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një moment argëtues në stilin e Deadpool.

Paraqitja e Reynolds vjen vetëm pak javë pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively, munguan në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, mes raportimeve për një ftohje të marrëdhënieve mes Blake dhe këngëtares pas betejës ligjore me Justin Baldoni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.