Integrimi gradual është një alternativë teknike ndaj ngecjes në zgjerim, por frustrimet midis vendeve kandidate mbeten, thotë ish-ambasadori i NATO-s, Nano Ruzhin në emisionin “Direkto”.
Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë një model të ri për zgjerim përballë një realiteti të ndryshuar gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës, vlerëson ish-ambasadori i RMV-së, në NATO, Nano Ruzhin.
“Zgjerimi është një mjet i fortë i Bashkimit Evropian që është përdorur që nga krijimi i tij, por periudha nga viti 2004 deri më sot konsiderohet e pasuksesshme për sa i përket pranimit të anëtarëve të rinj”, thotë Ruzhin.
Sipas tij, në vitin 2022, u përplasën dy koncepte të ndryshme të zgjerimit, tradicional, i bazuar në kriteret e Kopenhagenit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, dhe qasja gjeopolitike, përmes së cilës Ukraina dhe Moldavia fituan perspektivën e afrimit më të shpejtë me Unionin.
Ruzhin beson se është pikërisht kjo situatë që e detyroi BE-në të kërkonte një zgjidhje të re përmes integrimit gradual të vendeve kandidate në institucionet dhe politikat evropiane./Telegrafi/
