KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rutte thotë se nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Iranit

Rutte thotë se nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lavdëruar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, por ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të aleancës me konfliktin rajonal.

Duke folur për televizionin gjerman ARD në Bruksel, Rutte tha se ishte “shumë e rëndësishme” ajo që SHBA-të po bënin “së bashku me Izraelin” për të shkatërruar dhe degraduar aftësinë e Iranit për të zhvilluar aftësi raketore bërthamore dhe balistike.

Ai vazhdoi të theksonte se NATO si aleancë nuk do të përfshihej, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj”, tha ai, duke shtuar se aleatët individualë mund të mbështesin përpjekjet e SHBA-së.

Ndryshe, SHBA-të dhe Izraeli tash e tre ditë po kryejnë sulme ajrore mbi caqet ushtarake në Iran, duke bërë gjithçka që të parandalojnë ndonjë kundërsulm të mundshëm nga Teherani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.