KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Russell Brand kërkon falje në gjyqin për përdhunim, por mohon të gjitha akuzat

Russell Brand kërkon falje në gjyqin për përdhunim, por mohon të gjitha akuzat

Komediani britanik, Russell Brand, ka dëshmuar në gjyqin ku përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe sulme seksuale ndaj gjashtë grave.

Gjatë seancës në Gjykatën e Kurorës në Southwark, 51-vjeçari pranoi se kishte keqpërdorur famën dhe ndikimin e tij, duke shprehur keqardhje për sjelljen e kaluar.

Brand pranoi se kishte qenë joshës, këmbëngulës dhe flirtues në marrëdhëniet me gratë, ndërsa pranoi gjithashtu se disa detaje të kujtimeve të tij nuk përputheshin me deklaratat e mëparshme, shkruan DailyMail.

Ai kërkoi ndjesë për mospërputhjet, por jo falje për akuzat ndaj tij.

Gjatë dëshmisë, komediani foli edhe për ndikimin që çështja ka pasur në jetën personale, duke thënë se përqendrimi te ngjarjet e së kaluarës kishte ndikuar në martesën, marrëdhënien me fëmijët dhe shëndetin e tij.

Megjithatë, Brand i mohoi me vendosmëri të shtatë akuzat, mes të cilave tre për përdhunim, tre për sulm seksual dhe një për tentativë sulmi të pahijshëm.

Çështja vjen pas një hetimi policor trevjeçar dhe raportimeve publike të vitit 2023. Gjyqi është në vazhdim dhe akuzat nuk përbëjnë vendim fajësie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.