KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia sulmon masivisht Kievin gjatë natës

Rusia sulmon masivisht Kievin gjatë natës

Rusia ka deklaruar se forcat e saj kanë kryer një sulm masiv gjatë natës ndaj objektivave që i cilëson si pjesë të industrisë ushtarake të Ukrainës, si dhe ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit në Kiev dhe rajonin përreth.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në Kiev janë goditur Ura Veriore, për të cilën pretendon se përdorej për transportimin e armëve, pajisjeve ushtarake dhe automjeteve për forcat e armatosura ukrainase, si dhe fabrika “Meridian”, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas pretendimeve të Moskës, kjo fabrikë prodhon raketat kruz “Flamingo”.

Ministria ruse ka njoftuar gjithashtu se nga sulmet janë dëmtuar disa objekte energjetike dhe industriale në rajonin e Kievit, përfshirë një central elektrik, një nënstacion të energjisë elektrike dhe një objekt për prodhimin e municioneve.

Sulme janë raportuar edhe në rajonin e Zhytomyr, ku sipas Ministrisë ruse është goditur një nënstacion elektrik.

Ndërkaq, Moska pretendon se forcat ruse kanë goditur edhe një anije mallrash në Detin e Zi, për të cilën thotë se po transportonte pajisje ushtarake dhe mallra me përdorim të dyfishtë drejt Ukrainës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.