KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

Shërbimet e inteligjencës ruse, sipas raportimeve, planifikuan një operacion sabotimi në territorin polak, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit, në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, me synimin për t’ia hedhur fajin Ukrainës.

Gazeta polake “Rzeczpospolita”, sipas mediave ukrainase, citon burime të nivelit të lartë, të lidhura me shërbimet ushtarake dhe të sigurisë të Polonisë, të cilat janë në dijeni për një operacion të zhvilluar gjatë dy javëve të fundit për të parandaluar komplotin rus, përcjell Telegrafi.

“Rzeczpospolita” raportoi se shërbime inteligjence partnere e kishin paralajmëruar Varshavën për operacionin e planifikuar, ndërsa analistët e inteligjencës polake kishin identifikuar gjithashtu shenja të këtij kërcënimi.

“Kishim informacione për vendet specifike që do të sulmoheshin. Plani rus parashikonte viktima të shumta”, ka thënë një nga burimet e gazetës.

Siç theksohet më tej, shërbimet polake të inteligjencës ndërmorën veprime pasi oficerë të inteligjencës ruse, përgjegjës për koordinimin e operacioneve të sabotimit, u shfaqën në anën ruse të kufirit.

Operacione të tilla planifikohen dhe koordinohen kryesisht nga agjencia ruse e inteligjencës ushtarake, GRU.

Në fund të tetorit, forcat policore në zonat kufitare me Rusinë u përforcuan me efektivë nga pjesë të tjera të Polonisë.

Gjithashtu, pikat e Rojës Kufitare morën përforcime, ndërsa në zonë u dislokuan oficerë shtesë të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

“Qëllimi ishte parandalimi, por edhe sigurimi i kapacitetit për të ndërmarrë veprime paraprake”, ka theksuar një burim i njohur me detajet.

Gazeta e pyeti Tomasz Siemoniak, Ministrin-Koordinator të Shërbimeve Speciale të Polonisë, nëse rusët kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist në Poloni, në një vend ku mund të kishte pasur një numër të madh njerëzish.

“Nuk e di përgjigjen për atë pyetje, sepse duhet t’i pyesni rusët. Dhe ata zakonisht nuk e pranojnë se planifikojnë veprime të tilla. Edhe nëse kemi informacione të tilla, ne nuk i ndajmë ato”, u përgjigj ai.

Siemoniak shtoi: “Nëse kemi ndërmarrë masa të caktuara, kjo ndodhi sepse e konsideruam kërcënimin si real”.

“Sipas mendimit tim, të gjitha masat e marra në këtë rast ishin të përshtatshme. Provat në dispozicion tregonin se kërcënimi ishte vlerësuar si real”, ka thënë ministri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.