KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve

Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve

Një rrjet i fshehtë rus i dezinformimit dyshohet se shfrytëzoi protestat dhe trazirat e muajit të kaluar në Francë për të fajësuar emigracionin për trazirat dhe për të krijuar perceptimin se qeveria franceze kishte humbur kontrollin e situatës.

Sipas një vlerësimi të brendshëm të Bashkimit Evropian, të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, rrjeti i njohur si “Operation Overload” shpërndau video duke imituar mediat perëndimore, transmeton A2 CNN. Në disa prej tyre pretendohej në mënyrë të rreme se emigrantët kishin përdhunuar protestues dhe se priteshin sulme terroriste.

Po ashtu, Rusia u përpoq t’i portretizonte liderët në Francë si të dobët dhe autoritarë.

Ndërkohë, një raport i veçantë i Ministrisë së Jashtme franceze evidenton edhe përfshirjen e llogarive në rrjetet sociale të lidhura me Izraelin dhe lëvizjen amerikane MAGA, të cilat përhapën narrativa që e lidhnin trazirën me islamizmin radikal dhe emigracionin.

Sipas raportit francez, dhjetë postimet më të shikuara nga llogari të lidhura me MAGA-n arritën mbi 49 milionë shikime, ndërsa ato të lidhura me zyrtarë dhe influencues izraelitë kaluan 35 milionë shikime, vetëm gjatë periudhës 16-18 tetor.

Ekspertët e cilësojnë këtë aktivitet si një përpjekje për të nxitur frikën dhe përçarjen në shoqëritë evropiane, si dhe për të shtyrë votuesit drejt partive të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, raportet nuk kanë gjetur prova se Rusia apo aktorë të tjerë të huaj organizuan ose nxitën drejtpërdrejt protestat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.