KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia dhe Ukraina nisin armëpushimin në Oleshky, por sulmet vazhdojnë në zona të tjera

Rusia dhe Ukraina nisin armëpushimin në Oleshky, por sulmet vazhdojnë në zona të tjera

Rusia dhe Ukraina kanë nisur një armëpushim të kufizuar në qytetin Oleshky, në jug të Ukrainës, me qëllim lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve. Megjithatë, sulmet dhe luftimet kanë vazhduar në pjesë të tjera të të dy vendeve.

Armëpushimi lokal hyri në fuqi të martën, më 27 tetor, në qytetin e pushtuar nga forcat ruse, ku banorët po përballen me mungesa të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera jetike, raporton Reutres.

Marrëveshja synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe krijimin e korridoreve të sigurta për largimin e civilëve. Sipas raportimeve, në qytet kanë mbetur deri në 2 mijë banorë, kryesisht të moshuar, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Ndërkohë, jashtë zonës së armëpushimit, sulmet kanë vazhduar. Raportohet për goditje në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase, me viktima dhe të plagosur. Edhe sulmet me dronë kanë shkaktuar viktima në territore të tjera të përfshira në konflikt.

Armëpushimi në Oleshky është një marrëveshje e kufizuar humanitare dhe nuk nënkupton ndërprerjen e përgjithshme të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.