KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rusia dhe Kina vendosin veto, nuk kalon rezoluta e OKB-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rusia dhe Kina vendosin veto, nuk kalon rezoluta e OKB-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ngushticën e Hormuzit i është vënë veto nga Rusia dhe Kina.

Njëmbëdhjetë përfaqësues votuan pro, ndërsa dy palë votuan kundër dhe dy abstenuan, shkruan skynews.

Propozimi fillestar i Bahreinit do t’u kishte dhënë autorizim vendeve të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme” – formulim i OKB-së që do të përfshinte edhe veprime ushtarake – për të siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe për të penguar përpjekjet për mbylljen e saj.

Pasi Rusia, Kina dhe Franca, të gjitha vende me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, shprehën kundërshtimin për miratimin e përdorimit të forcës, rezoluta u rishikua për të hequr çdo referencë ndaj veprimeve sulmuese.

Ajo do të autorizonte “të gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme”. Megjithatë, Rusia dhe Kina përsëri vendosën veto ndaj propozimit të ndryshuar.

Para se Rusia dhe Kina të vendosnin veto ndaj propozimit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përfaqësuesi i Bahreinit në OKB po argumentonte në favor të tij.

Ministri i jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani, tha se rezoluta nuk “krijonte një realitet të ri”, por synonte të jepte një “përgjigje serioze ndaj një modeli të përsëritur të sjelljes armiqësore iraniane, sjellje që duhet të ndalet”.

“Le të jemi të qartë: dështimi për të vepruar sot do të sillte pasoja të rënda për botën dhe për njerëzimin”, shtoi ai.

Pas dështimit të rezolutës, Zayani tha se “Këshilli dështoi të mbajë përgjegjësinë e tij në lidhje me një veprim të paligjshëm që kërkon veprim vendimtar pa vonesë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.