KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rushiti tha se e mbështetën për presidente – Ambasada Britanike: Nuk përkrahim asnjë kandidat, është çështje e partive politike

Rushiti tha se e mbështetën për presidente – Ambasada Britanike: Nuk përkrahim asnjë kandidat, është çështje e partive politike

Deklaratat e kandidates së propozuar për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Feride Rushiti, lidhur me mbështetjen ndërkombëtare për kandidaturën e saj, janë përgënjeshtruar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Rushiti kishte deklaruar se propozimi për kandidaturën e saj ishte mbështetur edhe nga partnerë ndërkombëtarë, duke përmendur konkretisht ambasadën britanike.

Ajo theksoi se bashkëpunon prej vitesh me këtë ambasadë dhe se, sipas saj ideja për kandidimin ishte diskutuar edhe më herët.

“Partnerë ndërkombëtarë nëse mund t’i them janë ambasada angleze, me të cilët unë bashkëpunoj dhe më suportojnë tash e sa vite, këtë propozim e kanë bërë edhe më herët para se me vendos dhe kam thënë jo se kam mendu që ka me pas zgjidhje politike me krejt lëvizjet sa janë bërë në parlament”, ka thënë Rushiti.

Mirëpo, në një përgjigje për Telegrafin nga Ambasada Britanike thanë: “Mbretëria e Bashkuar nuk ka ndonjë rol në propozimin ose mbështetjen e ndonjë kandidati të veçantë në Kosovë dhe nuk e ka bërë këtë”.

Në përgjigjen e tyre ata po ashtu thanë se: “Ne vërejmë se partitë janë përpjekur dhe kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e një Presidenti të ri të Kosovës, dhe si rezultat, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja kombëtare. Ashtu si me zgjedhjet e tjera të fundit, ne vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha partitë të vazhdojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, dhe të zhvillojnë fushatën në një mënyrë konstruktive dhe respektuese. Është roli ekskluziv i partive politike të diskutojnë dhe të emërojnë kandidatë të mundshëm për zgjedhje”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.