KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Rugova paralajmëron rënie të temperaturave: Çfarë na pret në fund të tetorit? (VIDEO)

Rugova paralajmëron rënie të temperaturave: Çfarë na pret në fund të tetorit? (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rënie të temperaturave në ditët në vijim.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Rugova ka shpjeguar se ciklonet që po depërtojnë nga Atlantiku drejt kontinentit evropian kanë marrë emërtime dhe pritet të ndikojnë në kushtet atmosferike në disa pjesë të Evropës.

“Do të kemi një rënie të temperaturave. Është interesante se sezoni i cikloneve në Evropë veçse ka filluar dhe ka nisur goxha furishëm. Në njëfarë mënyre, me njëri-tjetrin, disa ciklone kanë depërtuar prej Atlantikut në kontinentin evropian dhe kanë marrë emërtime. Vetëm gjatë ditës së sotme do të godasin brigjet dhe ishujt britanikë…”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka folur edhe për periudhën e fundit të tetorit dhe fillimin e muajit në vijim, kur pritet të vërehen ndryshime në kushtet e motit.

Për më shumë detaje ndiqni videon:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.