Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5, Rudina Dembacaj, ka komentuar sjelljet e banorëve në hapje të Prime-it të dytë.
Ajo u shpreh se banorët deri më tani janë treguar të ndrojtur dhe të freskët, duke shtuar se ende nuk kanë filluar të luajnë lojën e tyre.
E pyetur nga prezantuesi Alaudin Hamiti nëse banorët kanë hyrë në shtëpi vetëm për të marrë vëmendje, Rudina përmendi banoren Nora.
Sipas saj, Nora duket se i ka idetë e qarta për këtë fushë dhe e di mirë se çfarë kërkon nga kjo eksperiencë.
Burimi: klankosova.tv ↗

