KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike

Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka përsëritur propozimin për bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka cilësuar si “koalicion për shtet”.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht kundërshtimeve ndaj këtij propozimi, konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

Ai ka theksuar se një bashkëpunim i tillë nuk do të nënkuptonte amnisti politike, heqje dorë nga kritikat apo mungesë të llogaridhënies, por do të duhej të mbështetej në objektiva të qarta dhe rezultate të matshme.

“Kam propozuar bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe VV-së, atë kam quajtur koalicion për shtet. E di se ka pasur kundërshtime të shumta. Disa thonë se koalicioni i tillë do t’i zgjasë jetën politike Albin Kurtit. Dhe se ai duhet të sfidohet me zgjedhje. Ju kujtoj zgjedhjet tri herë rresht, një pas një, i mbajta. Megjithatë, e respektoj këtë qëndrim. Por unë besoj se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën. Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike; nuk nënkupton harrimin e gabimeve, heqjen dorë nga kritika apo mungesë të llogaridhënies. Një marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta: përgjegjësi dhe rezultate të matshme. Nuk kërkoj partitë të heqin dorë nga identiteti i tyre. Kërkoj që të diskutojmë nëse ekzistojnë interesa madhërore dhe të cilat mund të marrin përgjegjësi së bashku”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.