Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës fillore “Mihal Grameno”, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës nga dy, në tri korsi.
Sipas Komunës, kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të trafikut, por edhe për përmirësimin e kushteve për qytetarët.
“Kjo ndërhyrje synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve, të lehtësojë trafikun dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon investimet në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Burimi: klankosova.tv ↗

