Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se rruga “Dardania” po shkon drejt përfundimit katër muaj para afatit të paraparë me planin dinamik.
Projekti përfshin asfaltimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve, gjelbërimin dhe vendosjen e shenjëzimit të ri rrugor.
Prebreza ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm pritet të vazhdojnë punimet edhe në segmentin e dytë të kësaj rruge.
“Pa llafe, me punë konkrete”, ka shkruar ai në njoftimin e tij. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

