KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rrufeja godet një pemë në Suedi, 10 persona mbeten të lënduar

Rrufeja godet një pemë në Suedi, 10 persona mbeten të lënduar

10 persona u lënduan pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi.

Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi goditje rrufeje drejtpërdrejt në zonë.

Si rezultat, disa persona u lënduan.

Parku ndodhet në rajonin Skania dhe autoritetet shëndetësore njoftuan se një grua 45-vjeçare po trajtohet për “lëndime serioze”.

Dy persona të tjerë u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën trajtim në vendngjarje.

“Të gjithë pësuan lëndime të lehta”, tha rajoni Skane në një njoftim për shtyp.

Rrufeja goditi një pemë dhe degët ranë mbi një grup njerëzish që rastësisht po kalonin aty pranë.

Agjencia Meteorologjike Suedeze kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi dhe reshje të dendura shiu në një pjesë të madhe të jugut të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.