KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rritja e çmimit të biletave, SAP del me reagim

Rritja e çmimit të biletave, SAP del me reagim

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve të fundit në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, duke theksuar se nuk ka rol në përcaktimin e tyre.

Në një sqarim publik, ky institucion ka bërë të ditur se vendimmarrja për çmimet është kompetencë e operatorëve privatë të transportit.

“Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, sqarojmë për opinionin publik se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit”, thuhet në reagim.

Nga Stacioni i Autobusëve është theksuar se nuk marrin pjesë në këtë proces dhe nuk kanë ndikim në ndryshimet e çmimeve.

“Stacioni i Autobusëve nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre”, thuhet më tej.

Sipas tyre, çdo ndryshim i çmimeve lidhet drejtpërdrejt me vendimet e operatorëve të transportit, të cilat bazohen në politikat dhe kostot e tyre operative.

“Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.