KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rritet siguria e profilit në eKosova

Rritet siguria e profilit në eKosova

Platforma eKosova përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është rritur siguria e profilit të qytetarëve në pamundësi të thyerjes së saj nga persona të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në kuadër të avancimit dhe rritjes së sigurisë në Platformën eKosova, ju rekomandojnë aktivizimin e Autentifikimit me Dy Faktorë (2FA) gjatë dy javëve të ardhshme.

Sipas njoftimit thuhet se ky mekanizëm ofron një nivel shtesë mbrojtjeje për profilin tuaj, duke bërë të mundur që, përveç fjalëkalimit, gjatë hyrjes në llogari të kërkohet edhe një kod unik verifikimi që dërgohet në numrin e telefonit apo email adresën tuaj.

“Në këtë mënyrë, edhe në rast se fjalëkalimi juaj mund të merret apo të zbulohet nga persona të paautorizuar, qasja në llogarinë tuaj mbetet e mbrojtur përmes hapit të dytë të verifikimit. 2FA konsiderohet sot si një nga standardet më të sigurta për mbrojtjen e identitetit digjital dhe të të dhënave personale, veçanërisht në platformat që ofrojnë shërbime publike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim duke pasur parasysh rëndësinë e të dhënave që administrohen përmes profilit tuaj në eKosova, aktivizimi i këtij funksionaliteti paraqet një masë parandaluese efektive për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë gjatë përdorimit të shërbimeve elektronike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.