KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rritet për 22.3 për qind numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës gjatë shtatorit

Rritet për 22.3 për qind numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës gjatë shtatorit

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje prej 22.3 për qind në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë shtatorit 2026 në hotelet e vendit janë regjistruar gjithsej 79 mijë e 154 vizitorë, krahasuar me 64 mijë e 727 sa ishin në shtatorin e vitit të kaluar.

Prej tyre, 29 mijë e 928 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 49 mijë e 226 vizitorë të jashtëm.

ASK-ja ka bërë të ditur se edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 24.9 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga Shqipëria me 8 mijë e 908, e pasuar nga Gjermania me 5 mijë e 485, Turqia me 3 mijë e 291 dhe Zvicra me 3 mijë e 182 vizitorë.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve në hotelet e Kosovës gjatë këtij muaji ishte 156 mijë e 984.

Prej tyre, 95 mijë e 950 net-qëndrime u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 61 mijë e 35 nga vizitorët vendorë.

Sipas ASK-së, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, net-qëndrimet e vizitorëve të huaj janë rritur për 32.4 për qind./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.