Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë të vitit 2026, i cili tregon rritje si në krahasim me tremujorin paraprak, ashtu edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ASK-së, Indeksi i Kostos së Ndërtimit është rritur për 2.5% në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025. Ndërkohë, krahasuar me TM1 të vitit 2025, rritja arrin në 4.3%.
ASK thekson se rritja e kostos në krahasim me tremujorin paraprak është ndikuar nga disa kategori kryesore, përfshirë transportin me 5.9%, pagat me 2.8%, kostot tjera me 2.6%, materialet me 2.5% dhe makineritë me 0.5%.
Ndërsa në krahasim vjetor, rritje më të theksuar kanë shënuar transporti me 11.5%, pagat me 8.6%, kostot tjera me 6.2%, energjia me 5.5%, materialet me 3.2% dhe makineritë me 0.7%.
Sipas ASK-së, këto lëvizje tregojnë një tendencë të vazhdueshme të rritjes së kostove në sektorin e ndërtimit gjatë viteve të fundit, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të inputeve dhe shpenzimeve operative në industri. /Telegrafi/
