Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth po vazhdojnë të regjistrohen në vend, duke bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve dhe plotësimin e dozave të humbura.
Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 25 tetor 2026 janë konfirmuar gjithsej 242 raste me fruth, prej të cilave 18 janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit.
“Mbi 95% e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola. Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj. Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.
IKShPK-ja u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, në rast se kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.
jatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.006 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç. Ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së angazhimit të prindërve dhe profesionistëve shëndetësorë për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve.
"IKShPK u bën thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, nëse kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur për shkak të vaksinimit të vonuar ose të papërfunduar. Vetëm përmes bashkëpunimit të prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve mund të rritet mbrojtja e fëmijëve dhe të ndërpritet përhapja e fruthit.Vaksinimi është e drejtë dhe përgjegjësi e përbashkët. Mbrojtja e çdo fëmije fillon me vaksinimin në kohë", thuhet nga IKShPK-ja./Klankosova.tv

