KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rriten pensionet e pleqërisë dhe të invaliditetit në Zvicër

Rriten pensionet e pleqërisë dhe të invaliditetit në Zvicër

Një lajm i mirë është dhënë për gjithë pensionistët dhe invalidët në Zvicër, pasi, shteti ka vendosur për rritjen e pensioneve të tyre.

Pensioni minimal i pleqërisë dhe i invaliditetit për një person të vetëm me një periudhë të plotë kontributi, do të rritet nga 1,260 në 1,280 franga në muaj.

Kjo rritje u bë nga qeveria zvicerane dhe nga janari i vitit 2027 parashihet që kontributet pensionale maksimalisht të shkojnë deri në 2,560 franga zvicerane!

Rritja e pensioneve në fillim të vitit 2027 do të rezultojë në kosto shtesë që arrijnë në total afërsisht 1.055 miliardë franga zvicerane, siç njoftoi qeveria të premten. Nga kjo, 940 milionë do të jenë për sigurimin e pleqërisë dhe të të mbijetuarve (AHV) dhe 115 milionë për sigurimin e invaliditetit (IV)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.