KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, raportohet për 17 të vdekur

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, raportohet për 17 të vdekur

Një aeroplan transportues ushtarak i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë në Rusi, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë 17 personat që ndodheshin në bord, transmeton klankosova.tv

Lajmi është raportuar të martën nga mediumi rus “Izvestia”, i cili bën të ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Sipas Reuters, guvernatori i rajonit të Kemerovos, Ilya Seredyuk, ka njoftuar përmes kanalit të tij zyrtar në platformën e komunikimit MAX se një aeroplan është rrëzuar pranë fshatit Yagunovo.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar llojin e avionit të përfshirë në aksident.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e rrëzimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.