Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një piceri në Han të Elezit.
Sipas informacioneve jozyrtare, qytetarë të shumtë kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, me simptoma që dyshohet se lidhen me helmimin nga ushqimi.
Ndërkohë, një qytetar nga Hani i Elezit ka pretenduar se është helmuar pas konsumimit të ushqimit në një piceri në këtë qytet.
Ai ka thënë se nuk është i vetmi i prekur dhe se, sipas tij, edhe shumë persona të tjerë janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokal.
Qytetari ka bërë të ditur se fotografia e publikuar nga ai është realizuar në QKMF-në e Hanit të Elezit, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Telegrafi është duke provuar të marrë informacione zyrtare nga institucionet kompetente lidhur me këto pretendime dhe numrin e saktë të personave të prekur. Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk kemi pranuar ndonjë konfirmim zyrtar nga institucionet.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/
