KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur në një veturë ku brenda saj gjatë kontrollit është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:15, në Vërmicë.

Tutje thuet se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

“Vermicë, 19.08.2026 – 20:15. Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.