KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrëshqitje e gurëve dhe bllokim të rrugëve në aksin rrugor Gjilan–Stanqiq dhe Pejë–Rugovë, Ministria e Infrastrukturës me njoftim

Rrëshqitje e gurëve dhe bllokim të rrugëve në aksin rrugor Gjilan–Stanqiq dhe Pejë–Rugovë, Ministria e Infrastrukturës me njoftim

Ministria e Infrastrukturës gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan – Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë – Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

“Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet e tyre janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.