KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrahje në Zubin Potok, një person pëson lëndime të rënda trupore

Rrahje në Zubin Potok, një person pëson lëndime të rënda trupore

Katër persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje gjatë së cilës një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 23:35. Sipas Policisë, katër të dyshuarit, tre prej të cilëve të mitur, janë përfshirë në një rrahje, ku viktima ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe, sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Për shkak të gjendjes së tij, ai pritet të transferohet në një shtet tjetër për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të miturit janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.