Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh mbështetjeje për yllin e Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, pas lajmeve të rënda për dëmtimin e futbollistit gjeorgjian.
Legjenda portugeze i është drejtuar Kvaratskhelias me fjalë inkurajuese, duke i kujtuar se momentet e vështira janë pjesë e rrugëtimit të çdo futbollisti dhe se nuk duhet të humbasë besimin në aftësitë e tij.
“Betejat më të vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh. E di atë ndjesi, Kvara, por mos harro kurrë se çfarë të solli deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh në gjithçka që mund të arrish”, thuhet në mesazhin e atribuar Ronaldos.
“Vazhdo ta mbash ndezur atë zjarr brenda vetes. Më e mira ende nuk ka ardhur”, përfundon mesazhi motivues.

