KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo i bindur se është më i miri i të gjitha kohërave, ja si e përshkruan rivalitetin me Messin

Ronaldo i bindur se është më i miri i të gjitha kohërave, ja si e përshkruan rivalitetin me Messin

Cristiano Ronaldo vazhdon të besojë fuqishëm në madhështinë e tij, duke e cilësuar veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Ylli portugez ka folur për golat, kritikat që merr dhe rivalitetin historik me Lionel Messin.

Në një intervistë për CNN Portugal, sulmuesi i Al-Nassrit ka reaguar ndaj kritikave të fundit, duke theksuar se njerëzit po përqendrohen më shumë te numri i golave që i nevojiten për të arritur shifrën historike prej 1.000 golash, sesa tek ajo që po bën aktualisht në fushë.

“Njerëzit nuk po e vlerësojnë atë që po bëj në këtë moment, golat e mi. Ata shqetësohen më shumë për numrin e golave që më mungojnë për të arritur në 1.000. Kjo nuk më pëlqen aspak”, ka deklaruar Ronaldo.

Portugezi, i cili sipas të dhënave të publikuara nga Tuttomercatoweb kishte arritur në 980 gola në 1.337 ndeshje si profesionist, ka theksuar se nuk është i fiksuar pas këtij objektivi.

“Gjërat duhet të ndodhin natyrshëm. Mund të shënoj 920, 925 apo 930 gola. Unë jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Kur bëhet fjalë për shënimin e golave, numrat flasin vetë. Nëse arrij në 1.000, do të jetë fantastike, por nuk kam ndërmend të qëndroj këtu duke thënë se duhet ta arrij patjetër këtë shifër”, është shprehur CR7.

Rivalitetin me Messin e krahason me Sennan dhe Prostin

Ronaldo ka folur edhe për rivalitetin e tij të famshëm me Lionel Messin, i cili për më shumë se një dekadë ka dominuar futbollin botëror së bashku me portugezin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka krahasuar këtë rivalitet me atë të dy legjendave të Formula 1, Ayrton Senna dhe Alain Prost.

“Secili prej nesh e ka motivuar gjithmonë tjetrin, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, ka thënë Ronaldo.

Në fund, 41-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër. Ndoshta një ditë do të zgjohem pa motivim dhe nuk do të dua më të luaj. Vërtet nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, ka përfunduar ylli portugez. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.