Kombëtarja e Portugalisë e ka zgjidhur situatën në lidhje me pakënaqësinë e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes së fundit ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.
Më parë ishte raportuar se lojtari 41-vjeçar ishte i pakënaqur që nuk u aktivizua fare kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve (2-1), pavarësisht një premtimi që i ishte bërë.
Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, kapiteni u drejtua drejt e në dhomën e zhveshjes pa i falënderuar tifozët, dhe dje ai nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit.
Pedro Proença, president i Federatës Portugeze të Futbollit, bëri një fluturim emergjent për në Kopenhagen, ku Portugalia do të luajë kundër Danimarkës më 1 tetor, për t’u takuar me Ronaldon dhe trajnerin Jorge Jesus.
Sipas mediumeve A Bola dhe RTP, të martën sulmuesi dhe trajneri diskutuan situatën dhe sqaruan keqkuptimin.
Sabado, duke cituar gazetën Record, raporton se Proença as nuk kishte nevojë të ndërhynte pasi dyshja u sqaruan vetë. /Telegrafi/