KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldinho rikthehet në fushë, e paralajmëron ish-bashkëlojtari: Në Serie C vrapojnë si bisha

Ronaldinho rikthehet në fushë, e paralajmëron ish-bashkëlojtari: Në Serie C vrapojnë si bisha

Ronaldinho do të rikthehet në futbollin e luajtur më 15 nëntor, kur pritet të luajë me fanellën e Ravennas në derbin kundër Forlit, në Serie C.

Legjenda braziliane, tashmë 46-vjeçare, do të rikthehet në një ndeshje zyrtare pas më shumë se një dekade larg futbollit konkurrues.

Për këtë rikthim ka folur edhe Marco Borriello, ish-bashkëlojtari i tij te Milani, i cili vlerësoi talentin e jashtëzakonshëm të brazilianit.

“Kur kishte dëshirë të luante, ishte i pandalshëm. Ishte një fat i madh për sulmuesit si unë. Edhe duke qëndruar në vend, mund të bëjë diferencën, por në Serie C vrapojnë si bisha”, deklaroi Borriello për “La Gazzetta dello Sport”.

Ronaldinho, fitues i Topit të Artë në vitin 2005 dhe kampion bote me Brazilin në vitin 2002, pritet të jetë në qendër të vëmendjes në këtë rikthim të veçantë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.