Kur Rolls-Royce prezanton një model të ri, vëmendja rrallëherë shkon te performanca. E njëjta gjë vlen edhe për Spectre Series II, versioni i përditësuar i modelit të parë plotësisht elektrik të markës britanike luksoze.
Katër vjet pas premierës së Spectre origjinal, Rolls-Royce ka sjellë një version të modernizuar që ofron autonomi më të madhe, sistem më të fuqishëm të lëvizjes dhe mundësi të reja personalizimi.
Megjithatë, ky është ndoshta i vetmi veturë elektrike për të cilën askush nuk flet shumë për autonominë apo performancën.
Vëmendjen më të madhe e merr një element në interier – një panel dekorativ me 8.108 elemente ndriçuese individuale, që krijojnë një efekt artistik dhe luksoz.
Në pamje të parë, Spectre II duket pothuajse i njëjtë me paraardhësin. Ndryshimet e jashtme janë shumë të lehta.
Ndër risitë janë ngjyra e re e karrocerisë Ethereal Blue dhe rrotat e reja prej alumini 33 centimetra, të disponueshme në version të pjesshëm ose plotësisht të lëmuar.
Veçanërisht bie në sy versioni sportiv Spectre Black Badge, i cili vjen me paketën Iced Black Exterior Detailing, ku shumica e elementeve krom zëvendësohen me përfundim mat. Ky version ka edhe rrota të reja që theksojnë pamjen më agresive.
Ndryshimet më të mëdha janë në interier. Spectre II ka një panel të ri me ekran të gjerë digjital, por theksi kryesor është te paneli ndriçues përpara pasagjerit.
– YouTube www.youtube.com
Ky element quhet Illuminated Fascia Artwork dhe përbëhet nga 8.108 pika drite që formojnë një model valëzues, si pikselë të ndriçuar. Ora e re në kabinë është frymëzuar nga instrumentet e avionëve luksozë.
Klientët mund të zgjedhin më shumë materiale dhe kombinime se më parë. Një nga risitë është materiali Duality Twill, i bërë nga fibra bambuje dhe i frymëzuar nga litarët e jahteve luksoze.
Për personalizim përdoren mbi 50 nuanca ngjyrash, ndërsa një interier mund të përfshijë deri në 2.6 milionë qepje, rreth 16 kilometra fije dhe deri në 25 orë punë.
Një tjetër risi është teknika Placed Perforation, ku lëkura perforohet me saktësi për të krijuar motive artistike.
Si shembull, Rolls-Royce përdor një motiv me re të ndriçuara nga drita e hënës, i realizuar me 78.138 vrima në lëkurë me madhësi të ndryshme.
Përdoret gjithashtu dru luksoz Brindled Walnut, me grimca të vogla qelqi që krijojnë efekt shkëlqimi elegant.
Nën karrocerinë luksoze fshihen edhe përmirësime teknike.
Spectre II standard ka motorë elektrikë të përmirësuar me 601 kuaj fuqi dhe 1015 Nm çift rrotullues, duke përshpejtuar nga 0 në 100 km/h për 4.5 sekonda.
Bateria e re prej 112.4 kWh rrit autonominë deri në 18% dhe ul kohën e karikimit me 14%. Sipas WLTP, makina mund të përshkojë deri në 628 km me një karikim.
Versioni Black Badge është edhe më i fuqishëm me 680 kuaj fuqi, duke arritur 0–100 km/h në 4.3 sekonda. /Telegrafi/
