KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rodri ka një mesazh për Arsenalin: Rruga është e gjatë deri te titulli

Rodri ka një mesazh për Arsenalin: Rruga është e gjatë deri te titulli

Pas barazimit 1-1 të Manchester Cityt me Chelsean, mesfushori Rodri theksoi se gara për titullin e Ligës Premier është ende e hapur dhe shumë larg të qenit e vendosur.

Arsenali aktualisht kryeson tabelën me 48 pikë, ndërsa City mbetet gjashtë pikë prapa me 42, duke lënë shumë hapësirë për të ngushtuar diferencën gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

“Sigurisht që është frustruese, por në fund të ditës është ajo që është”, tha Rodri pas ndeshjes, duke reflektuar mbi barazimin kundër Chelseat.

“Krijuam mjaftueshëm raste për ta fituar ndeshjen me tre ose katër zero, por ky është futbolli. Ka ende shumë rrugë deri në fund të sezonit dhe ne thjesht duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme pasi çështja e titullit nuk ka përfunduar”, tha Rodri.


Rodri theksoi gjithashtu rëndësinë e fokusit në ndeshjet e ardhshme. “Ne vazhdojmë përpara, kemi ndeshjen e radhës kundër Brighton në shtëpi dhe duhet të fitojmë. E dimë që ky sezon do të jetë i gjatë, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”.

Megjithëse barazimi ndaj Chelseat e mbajti Cityn prapa në tabelë, skuadra mbetet e bindur në aftësinë e tyre për të luftuar për titullin deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.