KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rod Stewart rrëzohet në skenë, koncertin e përfundon ulur në karrige

Rod Stewart rrëzohet në skenë, koncertin e përfundon ulur në karrige

Këngëtari i njohur britanik, Rod Stewart, 81 vjeç, është detyruar të ndërpresë përkohësisht një koncert në Utah pasi u ndje keq në skenë dhe pothuajse u rrëzua gjatë performancës.

Sipas raportimeve, artisti ka shfaqur vështirësi gjatë koncertit dhe është dashur të marrë oksigjen pas skenës për të lehtësuar frymëmarrjen.

Më pas ai është rikthyer para publikut, duke e përfunduar koncertin ulur në një karrige.

@mariaazgames Rod Stewart oxygen tank onstage Utah concert scare
♬ original sound – mariaazgames

Incidenti ndodhi në amfiteatrin “Utah First Credit Union” në West Valley City, ku pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Stewart duket i lodhur dhe mbështetet në skenë para se t’i afrohet ndihma mjekësore.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtari përballet me probleme shëndetësore kohët e fundit.

Më herët gjatë muajit ai kishte shtyrë disa koncerte në Las Vegas me rekomandim të mjekëve për pushim shtesë gjatë një gjendjeje gripale, teksa më pas kishte anuluar edhe disa shfaqje të tjera në kuadër të turneut të tij “One Last Time”.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Stewart ka vijuar të jetë aktiv, por ka marrë edhe kritika pasi, pas anulimit të një koncerti për arsye mjekësore, ishte parë në një ndeshje futbolli në Boston, çka ka ngjallur reagime të publikut.

Artisti ka kërkuar falje fansave disa herë për ndryshimet në orarin e koncerteve, duke theksuar se po përpiqet të rikuperohet dhe të kthehet sa më shpejt në skenë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.